
Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
Shkolla Fillore e fshatit Sërbicë ka një histori të vaçant në krahasim me shkollat tjera të rrethit të Kërcovës e më gjërë sepse është shkolla e pare në gjuhën shqipe në trevat e Kërçovës prej vitit 1945.
Mësimi në atë kohë është realizuar si pesëvjeçare , pastaj si shtatëvjeçare , më vonë si tetëvjeçare dhe tash funksionon si nëntëvjeçare.
Mësimi mbahet në dy objekte shkollore në qendër në f. Sërbicë dhe dy shkolla periferike , njëra në fshatin Zhubrinë dhe tjetra në fshatin Novosell.
MOTOJA e shkollës sonë është :
„Shkolla jonë është e hapur për të gjithë dhe funksionon sipas nevojave të nxënësve“


