Në bazë të vendimit të kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr. 04-1762/2 e dt. 15.04.2026 dhe në bazë të Nenit 108 paragrafi (1) alineja 6, Nenit 109 dhe Neni 115 të Ligjit për Arsim Fillor (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 161/19, 229/20, 3/25, 74/25 dhe 250/25), si dhe Neni 42 i Statutit të Shkollës, Këshilli Drejtues i SH.F.K “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – f.Sërbicë-Kërçovë publikon:
SHPALLJE PUBLIKE
Për zgjedhje të drejtorit të shkollës
Për drejtor të shkollës fillore mund të zgjidhet kandidat i cili krahas kushteve të përgjithshme të parapara në LMP, duhet t`i plotësojnë edhe këto kushte:
-Shtetas i RMV-së dhe me aftësi shëndetësore;
-Arsim i lartë – Fakultet (VII/1 ose 240 ETCS)
-Së paku 5 vite përvojë pune në shkollë fillore si mësimdhënës ose bashkëpunëtor profesional,
-Dhënia e provimit për drejtor, (ose obligim që ta japë brenda 1 viti);
-Certifikatë për njohjen e njërës nga gjuhët e BE-së Niveli B2, jo më e vjetër se 5 vjet;
-Dëshmi për njohjen e gjuhës maqedonase;
-Programin e punës së shkollës për periudhë 4 vjeçare;
-Vërtetim nga Gjykata se nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës – ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Këshilli i shkollës mban të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë nga kandidatët, nëse vlerëson se është e nevojshme për verifikimin e kushteve të parapara në konkurs.
Afati i shpalljes do të jetë i hapur 8 (tetë) ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dëshmitë për plotësimin e kushteve të lartpërmendura në origjinal ose kopje të noterizuar. personalisht apo me post në arkivin e Shkollës.
Nga Këshilli Drejtues i SH.F.K ”GJ.K.Skënderbeu”