Në bazë të nenit 60 të Ligjit për arsim fillor SHF”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” fsh Sërbicë -Kërçovë, ju lajmëron se nga data 12.05.2026 do të filloj me regjistrimin e nxënësve në klasën e parë deri më datën 29.05.2026 për vitin shkollor 2026/2027

                                                        KUSHTET  PËR  REGJISTRIM

  1. Në klasën e pare do të regjistrohen të gjithë fëmijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik do të mbushin 6 ( gjashtë) vjet, d.m.th të lindur në vitin 2020;
  2. Të drejtë regjistrimi kanë edhe fëmijët të cilët janë të lindur deri në 31 janar të vitit 2021, me kërkesë të prindit dhe pëlqim nga ana e shërbimit professional të shkollës dhe mjekut amë;
  3. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë :
  • Çertifikata e lindjes së fëmiut të jetë original;
  • Vërtetim pët vaksinimin e rregullt të fëmijëve ;
  • Vërtetim nga stomatologu;
  • Vërtetim nga oftalmologu ( kontrollë të syve)
  • Regjistrimin e nxënësve do ta kryej shërbimi  profesional i shkollës: Pedagog,Piskolog dhe në bashkëpunim  me arsimtarin kujdestar klase të mësimit klasor. Fëmijët pët regjistrim duhet të vijnë së bashku me njërin prej prindërve të tyre , për shkak të shënimeve të sakta dhe të përgjithëshme të fëmijës. Regjistrimi I fëmijëve në klasën e parë është obligim moral dhe ligjor,kurse për mos regjistrim në kohë shkolla nuk mban përgjegjësi. Regjistrimi do të bëhet në shkollën qëndrore : “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Sërbicë. 

fsh.Sërbicë

07.05.2026                                                                                     Drejtor: Shkëlqime Bekteshi